Mbi TAL

Tirana Art Lab - Qendra për Art Bashkëkohor është institucioni udhëheqës i artit bashkëkohor të pavarur në Shqipërisë. E themeluar si një organizatë jofitimprurëse, me iniciativën e Adela Demetjës në vitin 2010, TAL synon të promovojë artistët emergjent dhe artin bashkëkohor nga Shqipëria si dhe nga Evropa Qendrore, Lindore dhe Juglindore. Qendra është e orientuar drejt procesit dhe hulumtimit. Nëpërmjet formateve të ndryshme si, rezidencat, ekspozitat, punëtoritë, shfaqjet, ligjëratat dhe bisedimet, si dhe publikimet, TAL ka arritur të krijojë një hapësirë ​​për zhvillimin e debateve dhe mendimeve emergjente kritike dhe refleksive. Qendra ndërmerr dhe mbështet prodhime të reja nga artistë vendas dhe ndërkombëtarë dhe projekte të angazhuara në mënyrë kritike me çështjet artistike, kulturore dhe shoqërore të shoqërive bashkëkohore në tranzicion. TAL vepron nga një hapësirë ​​e pavarur multifunksionale e vendosur në qendër të Tiranës. Laboratori i saj unik përbëhet nga një hapësirë ​​ekspozuese, një hapësirë ​​për artistët në rezidencë dhe një bibliotekë publike të librave të artit bashkëkohor.

Nga 2014 TAL ka retransformuar praktikën e saj konceptuale, operacionale dhe menaxheriale duke u bazuar në konceptin e rhizomës. Ky koncept është i rrënjosur thellësisht, si në kontekstin kulturor shqiptar, ashtu edhe në metodologjitë e reja eksperimentale në aspektin e kërkimit, prodhimit dhe menaxhimit. Në këtë mënyrë TAL përpiqet t'i rezistojë politizimit, polarizimit dhe praktikave neo-koloniale që përhapen në skenën kulturore bashkëkohore lokale dhe globale. Koncepti i metodave të punës përbëhet nga tri aspekte praktike: brenda-jashtë (marrëdhënie të barabarta / partneritet me institucionet e tjera të huaja / shqiptare), nga poshtë-lart (marrëdhëniet e barabarta / institucionet e sistemit të kulturës publike / private) dhe polifonia (marrëdhëniet artistë-publik / në prodhimin e të mirave kulturore). Si rrjedhojë praktika e TAL (hulumtimi, prodhimi i artit / kulturës dhe menaxhimit) mban një lidhje të ngushtë me çështjet horizontale dhe delikate, si transparenca ndaj bashkëpunimeve publike / private, përfshirja e përfituesve në procesin e produketeve kulturore, jofitimprurëse / interesi publik, përshtatshmëria socio-kulturore, efektet mbi grupet e cënueshme (të rinjtë, të moshuarit, minoritetet, punëtorët e rrezikuar), dhe ndikimi në marrëdhëniet gjinore.

Gjatë gjithë këtyre viteve, TAL është rritur në një qendër të artit bashkëkohor të angazhuar me një gamë të gjerë aktivitetesh dhe bashkëpunimesh me institucionet e tjera të artit, muzetë dhe strukturat akademike në Shqipëri, Rajonin e Evropës Juglindore dhe peizazhin ndërkombëtar. Përmes një prej anëtarëve TAL është institucioni i parë shqiptar që ka bashkëpunon me Institutin Kombëtar të Historisë së Artit në Paris, Francë. Falë ekspertizës dhe kapaciteteve të anëtarëve të saj, TAL ishte organizata e parë e artit dhe kulturës në Shqipëri që është financuar nga Programi Creative Europe, në kuadër të një projekti ndërkombëtar partneriteti (Heroes We Love). Gjithashtu si partner kryesor TAL u mbështet në vitin 2016 nga Allianz Kulturestiftung. Këto mbështetje pasojnë bashkëpunimin e vazhdueshëm në të gjitha këto vite me institucione dhe financues të tjerë të huaj, siç është Ministria Italiane e Trashëgimisë Kulturore dhe Turizmit, Muzeu i Historisë Jugosllave Beograd, UGM | Maribor Art Gallery, Instituti për Ausladsbeziehungen, Aleanca Francaise, Instituti Italian i Kulturës, Fondacioni Robert Bosch, Pro Helvetia, Fondacioni Kulturor Evropian dhe një numër i madh i ambasadave në Shqipëri. TAL mbështetet edhe nga Ministria Shqiptare e Kulturës, Muzeu Historik Kombëtar Shqiptar dhe nga institucione të tjera publike dhe private.

DREJTORE EKZEKUTIVE / KURATORE
Adela Demetja

Adela Demetja, ka një dipllomë master në "Studimet Curatoriale dhe Kritike" të Universitetit Goethe dhe Städelschule, Frankfurt / Main, një diplomë në "Programin e Zhvillimit të Lidershipit" të Kolegjit të Evropës dhe Fondeve Evropiane për Ballkanin, Berlin-Bruksel-Bruges dhe një diplomë në "Menaxhimin e Kulturës Evropiane" të Fondacionit Robert Bosch. Nga vitin 2002 deri ne vitin 2006 ajo kreu studimet e larta në degen e pikturës në Akademin e Arteve Tiranë. Prej vitit 2010 është bashkë-themelues dhe Drejtor Ekzekutiv e TAL. Si një kuratore e pavarur ajo ka organizuar, menaxhuar dhe kuruar një numër të madh të ekspozitave dhe ngjarjeve ndërkombëtare në vende të ndryshme evropiane. Në vitin 2015 ajo bashkë-kuroi edicionin e tretë të bienaleve bashkëkohore ndërkombëtare të projektit D-0 Ark Underground në strehimin anti-atomik të ndërtuar nga Titos në Konjic, Bosnje dhe Herzegovinë. Në vitin 2016 ajo u emërua kuratore e Focus: Ish Jugosllavia dhe Shqipëria në panairin ndërkombëtar të artit ndërkombëtar, Vjenë Austri. Si autor ajo ka shkruar recensione të ekspozitave, tekste katalogu dhe artikuj në botime dhe platforma të ndryshme në internet.

BASHKËPUNËTORE / KURATORE
Eni Derhemi

Eni Derhemi e lindur në vitin 1992 në Tiranë, është një artiste dhe kuratore shqiptare. Ajo ka një diplomë Bachelor në Dizajn dhe Arte nga Universiteti i Lirë i Bozen-Bolzano dhe një Diplomë Master në Arte Pamore nga Universiteti i Bolonjës. Që nga viti 2010 ajo jeton dhe punon në sferën krijuese mes Shqipërisë, Italisë dhe Gjermanisë. Ajo është bashkëpunëtore në projekte të ndryshme të Tirana Art Lab - Qendra për Artin Bashkëkohor që nga viti 2016. Në vitin 2020 bashkëthemeloi Ecumene Project, ku ka rolin e drejtoreshës së projektit, kuratores dhe studiueses.

EKIPI
Darsel Demetja / Eni Derhemi / Beriad Qojle / Aurora Kalemi / Vjola Kasëmi

BORDI
Edlira Mali, Fisnik Ismaili, Dr. Frederik Stamati, Nikolin Bujar, Redi Saliasi

ISH-KURATOR / BASHKËPUNTOR
Romeo Kodra, Matilda Odobashi, Sonja Lau

Imprint

© 2024 Tirana Art Lab
Design: Paul Voggenreiter
Code: Jens Schnitzler

Kontakto

M: info@tiranaartlab.org

tel:

Orari i Hapjes

Nuk kemi një hapësirë për momentin.

Vendndodhja

Jemi në kërkim të një hapësire të re.

Adresa e postës

Nese dëshironi të informoheni rregullisht mbi aktivitetet e TAL ju lutemi dërgoni një email në:
info@tiranaartlab.org

Hapësira

Që nga fillimi i saj në 2010 deri në 2014, aktivitetet e TAL u urganizuan në hapësira të ndryshme arti si dhe në hapësira publike, kryesisht në qytetet e Tiranës, Shkodrës dhe Pogradecit. Nga viti 2014 deri në 2018 TAL operoi nga një hapësirë ​​e pavarur multifunksionale e vendosur në qendër të Tiranës. Laboratori i saj unik përbëhej nga një hapësirë ​​ekspozite, një hapësirë ​​për artistët në rezidencë dhe një bibliotekë e hapur publike e librave të artit bashkëkohor.
Për momentin nuk kemi një hapsirë dhe i organizojmë aktivitetet në vendndodhje të ndyshme. Ndërkohë TAL është duke kërkuar një hapësirë ​​të re.

Ku ndodhemi

E fundit

Inauguration Terminal for Tirana Terminal for Tirana Karolina Halatek 18.03.2024

Rezidenca

Tirana Art Lab organizon një program ndërkombëtar rezidencash, i hapur për artistët, kuratorët dhe teoricienë nga të gjitha fushat e kulturës bashkëkohore. Rezidenca u jep pjesëmarrësve mundësinë për të kaluar një kohë të caktuar në Shqipëri, për të njohur vendin dhe për të bashkëpunuar me artistë dhe ekspertë nga rajoni. Rezidenca synon prodhimin e veprave dhe projekteve të reja të artit që rezultojnë nga hulumtimi në vend. Kohëzgjatja e qëndrimit varet nga propozimi përkatës i projektit.

Për momentin nuk kemi asnjë thirrje të hapur për rezidentë.

Paul Voggenreiter (Germany)

Designer in Residency

oct 2018

Gabriele Rendina Cattani (Italy / France)

Artist in Residency

Doulble Feature #09

mar – apr 2018

Leone Contini (Italy)

Artist in Residency

Foreign Body

apr – jun 2013

Double Feature ёshtё njё format eventesh qё Tirana Art Lab aplikon nё mёnyrё sistematike pёr t’i prezantuar publikut shqiptar, rajonal dhe ndёrkombёtar, nё njё hapёsirё tё vetme dhe nё njё dialog tё pёrbashkёt, dy pozicionime artistike.
Me pozicionimin e pёrbashkёt tё dy artistёve, duam tё kontekstualizojmё artistёt dhe punёt e tyre si dhe tё krijojmё njё narrativё historike tё nevojshme pёr zhvillimin e artit bashkёkohor nё Shqipёri dhe Rajon. Struktura e eventit na mundёson fleksibilitet nё kombinimin binar tё pozicionimeve artistike nё çdo ekspozitё, qё pёrkthehet nё krijimin e ndёrlidhjeve dhe referencave reciproke tё dy pozicionimeve.
Kryesisht na intereson konceptualizimi, kurimi dhe organizimi i ekspozitave me cilёsi dhe relevacё artistike, si dhe krijimi i hapёsirёs pёr diskutim, e cila gjenerohet nga punёt e ekspozuara.
Double Feature ёshtё njё seri ekspozitash qё do tё ndёrlidhё sёbashku pozicionime kombёtare dhe ndёrkombёtare, pozicionime tё disiplinave tё ndryshme, pozicionime tё gjeneratave tё ndryshme.

Performative Exhibition is a new format initiated by Tirana Art Lab – Center for Contemporary Art with the intention to disclose exhibiting and to make public through performativity not only the process of artistic creation and curating, but also find ways to include in the exhibiting process and the means of production behind and beyond the event itself. The concept of “Performative Exhibition” aims to find new ways of exhibiting and curating which break with the temporary / unique features of the contemporary exhibition and propose enduring ways of working together. The first exhibition of this series will be developed under the title “Center of Integration” and aims to reflect visually, poetically and theoretically on the notion of integration. Center of Integration is a joined project of Tirana Art Lab and the art collective Patriotisme that will have its first public appearance at Tirana Art Lab from 24 to 29 of July 2018. Various Albanian and foreign artists, curators and theorists/researchers have been invited to contribute to the program through lectures, talks, performances and installations.

The program is eager to tackle new hybrid formats of contemporary music and visuals arts by means of new audio-visual productions, concerts, talks and screenings.

"Kurim me Përkujdesje" është një program arsimor alternativ i nisur dhe zhvilluar nga Tirana Art Lab - Qendra për Artin Bashkëkohor. Edicioni i parë i programit promovohet dhe mbështetet nga Istituti Italina i Kulturës në Tiranë dhe është i kuruar në partneritet me Spazio Taverna Romë.

Programi u krijua si përgjigje ndaj nevojës për mundësi arsimore në fushën e krijimit të ekspozitave për punonjësit e rinj të kulturës në vend dhe nga një perspektivë lokale.

“Kurim me Përkujdesje" është një program që reflekton mbi kurimin, duke marrë në konsideratë zhvillimet dhe kushtet e prodhimit të artit në Shqipëri dhe rajonin e Evropës Juglindore. Qëllimi i tij kryesor është të ofrojë njohuri dhe informacion praktik për punonjësit e kulturës, duke i përgatitur ata për të sfiduar dhe sjellë perspektiva të reja në skenën e artit vendas dhe ndërkombëtar. Për më tepër, programi synon të krijojë një lidhje me debatet ndërkombëtare rreth praktikave bashkëkohore kuratoriale, veçanërisht strategjive dhe mënyrave të reja të kurimit që synojnë të ofrojnë qasje kuptimplote, të qëndrueshme dhe qëllimplota në praktikat kuratoriale.

Inauguration Terminal for Tirana Terminal for Tirana Karolina Halatek 18.03.2024

Terminal for Tirana Installation in Public Space Karolina Halatek 01.03.–30.04.2024

VAZHDË Anastas Kostandini, Ledia Kostandini, Mariana Kostandini, Theo Napoloni, Anxhela Pipero, Merita Selimi, Kairo Urovi, Agrina Vllasaliu 30.11.–14.12.2023

Curating with Care Program Alternative Educational Program September - December 2023 13.–19.11.2023

Public Presentation Spazio Taverna: A space to built the future Ludovico Pratesi 10.11.2023

Public Presentation Vessel: Instituting as a Social Practice Across Geographies Anna Santomauro 29.09.2023

Tirana Floating Tours Application launch 29.04.–14.05.2023

Curating with Care - Alternative Educational Program Call for Participants 21.04.–19.06.2023

Launching Secondary Archive - Albania / Kosovo / Serbia / Visegrad Countries 27.–28.10.2022

SECONDARY ARCHIVE OPEN CALL for women artists from Albania 01.08.–01.09.2022

Performative Exhibition #3 Collective Contours Ecumene 16.07.–14.08.2022

Matter, Non-Matter, Anti-Matter Artists in Residency & Immaterial Display Huniti Goldox, Olson Lamaj, Valentina Peri 25.06.–28.08.2022

Albanian Pavilion at La Biennale di Venezia from scratch Lumturi Blloshmi 23.04.2022 – 27.11.2023

Presentation and Conversation Beyond Matter Artists in Residency duo HUNITI GOLDOX 15.–16.04.2022

Art Within Political Struggles Solidary Artistic Practice at the Periphery: Tirana, Skopje Demetja, Vaseva, Rädle, Bonizzi 19.–31.12.2021

Tirana Floating Archive Website Launching 19.–20.11.2021

Exhibition Artists in Residency Beyond Matter Donika Çina, Hanna Hildebrand, Alexander Walmsley 04.–20.11.2021

Tirana Time Capsule #2 Virtual Experience Alex Walmsley 01.09.–01.11.2021

Missing Stories Exhibition in Tirana 07.–20.08.2021

ARTIST IN RESIDENCY BEYOND MATTER - Second Round 01.–31.07.2021

Beyond Matter Workshop With Alex Walmsley Call for participants 07.–10.06.2021

BEYOND MATTER RESIDENCIES Call for Artist in Residency - Second Round 30.01.–30.04.2021

ARTISTS IN RESIDENCE BEYOND MATTER - First Round 01.09.2020 – 30.06.2021

BEYOND MATTER RESIDENCIES Call for artists 01.03.–30.04.2020

Missing Stories 20.02.–30.11.2020

BEYOND MATTER CULTURAL HERITAGE ON THE VERGE OF VIRTUAL REALITY 01.11.2019 – 01.11.2023

Performative Exhibition #2 Komuna e Parisit Revisited
 Rena Rädle & Vladan Jeremić 05.–12.10.2019

Double Feature #10 Jora Vaso & Theo Napoloni 29.09.–30.10.2018

Performative Exhibition #01 Center of Integration 24.–29.07.2018

Doulble Feature #09 Gabriele Rendina Cattani & Ilir Lluka 21.04.–02.06.2018

Double Feature #08 Marina Naprushkina & Ergin Zaloshnja 15.11.–30.12.2017

Double Feature #07 Donika Çina & Hanna Hildebrand 30.09.–04.11.2017

Double Feature #06 Sokol Peçi & Slobodan Stošić 29.04.–03.06.2017

Heroes We Love (End of Project) 04.03.–01.04.2017

Double Feature #05 Çeta Georgia Kotretsos, Pleurad Xhafa 03.12.2016 – 28.01.2017

Downside Up Arbër Elezi, Lori Lako, Igli Marion 28.09.–29.10.2016

TAL @ Vienna Contemporary Focus: Ex-Yugoslavia and Albania Lumturi Blloshmi, Aurora Kalemi, Alketa Ramaj 22.–25.09.2016

Double Feature #04 Nikolin Bujari & Nada Prlja 07.05.–04.06.2016

The Art of the Socialist Period between Contempt, Fetishism and Transition International Conference 29.–30.04.2016

Inside Out Fatlum Doçi, Aurora Kalemi, Mirjana Meçaj 05.03.–03.04.2016

Double Feature #03 Elton Baxhaku & Fabrizio Bellomo 29.10.–30.11.2015

Smoke. Biomechanics of Power Nico Angiuli 30.05.–05.07.2015

Double Feature #02 Alma Bakiaj & Viola Bittl 28.03.–02.05.2015

Heroes We Love Collaboration Project 01.01.2015 – 01.06.2017

Music/Arts #5 Continuum Antez 20.12.2014

Double Feature #01 Nemanja Cvijanović & Ibro Hasanović 13.12.2014 – 18.01.2015

Let Us Start In The Middle Effi & Amir 05.–21.09.2014

Metamorphic Narratives Metamorphic Narratives Ilir Lluka 08.08.2014

100 km Art Tirana/Shkodra 23.09.2013

Foreign Body Leone Contini 15.–23.06.2013

Balkans Beyond Borders 2012 20.–22.09.2012

Who is afraid of the big, bad crisis? 12.–20.05.2012

Graphic, Novel Sketching W. G. Sebald in Pristina 11.–17.05.2012

Music/Arts #3 Tirana Trash Attila the Stockbroker 05.05.–05.06.2012

Music/Arts #2 Style as weapon 15.–17.12.2011

Music/Arts #1 Let’s Meet by the River Nertila Seferaj, Martin Fuchs, Tobias Donat 11.–12.10.2011

Pipifax – Through the Looking Glass and what we found there Haus am Gern 03.–12.06.2011

Monument Ginger Society Tirana Klara Schilliger & Valerian Maly 16.04.–31.05.2011

Albania – Germany: A Photographic Journey II 08.10.–28.06.2010

Albania – Germany: A Photographic Journey I 13.08.–05.09.2010

Squat The City 21.–23.05.2010

Performative Exhibition #2 Komuna e Parisit Revisited
 Rena Rädle & Vladan Jeremić 05.–12.10.2019

-->

EKSPOZITË PERFORMATIVE # 2
Rivizitim: Komuna e Parisit
Ekspozitë performative me Rena Raedle & Vladan Jeremic dhe me kollegë të ftuar Valentina Bonizzi, Raino Isto, Filip Jovanovski
Kuruar nga Adela Demetja
Hapja: E shtunë 5 Tetor, Ora 19:00
Orët e hapjes: 6 - 12 Tetor, Ora 16:00 - 20:00
Adresa e re: Rruga Gjin Bue Shpata, Pallati Nr. 5,
(Tek Stadium Dinamo, pranë Best Western Nov Hotel), Tiranë 1001

Tirana Art Lab për rreth pesë vjet ka kryer aktivitetet e saj në katin e parë të një banese me pesë kate në Tiranën e Re pranë lagjes me emrin Komuna e Parisit. Pak ose asnjë nga banorët e kësaj lagjeje në rritje nuk janë të vetëdijshëm sot për konotacionin historik dhe rëndësinë që lidhet me emrin Komuna e Parisit. Prandaj ekspozita e dytë performative zhvillohet nën titullin Rivizitim: Komuna e Parisit dhe ndër të tjera synon të pasqyrojë rëndësinë e ideve të Komunës së Parisit dhe asaj që kjo ngjarje përfaqëson në kontekstin e betejave artistike, urbane dhe sociale.

Komuna e Parisit shënon një shembull historik të subjektivizimit politik të klasës punëtore, në një kohë kur institucionet e reja të artit borgjez si akademia dhe sallonet e artit lulëzonin në Paris. Gustave Courbet ishte një ndër shumë punëtorë kulturorë dhe artizanë që u solidarizuan me komunarët dhe morën funksione të rëndësishme në 72 ditët e vetëqeverisjes së udhëhequr nga punëtorët e Parisit. Praktika e tij dhe e artistëve të tjerë ishte një shembull i hershëm i parimit avangardë që arti dhe jeta duhet të shkrihen në një, dhe që artistët duhet të bëhen subjekt politik në mbështetje të klasës punëtore. A kanë këto praktika ndonjë rëndësi në Shqipërinë bashkëkohore dhe periferitë e tjera evropiane dhe në cilin nivel mund të ri-aktualizohen ato? Cilat praktika artistike mund të luajn një rol domethënës në kontekstin e lëvizjeve shoqërore?
Ekspozita performative sjell sëbashku praktika artistike nga Rena Raedle & Vladan Jeremic dhe kollegë të ftuarit Valentina Bonizzi, Raino Isto, Filip Jovanovski dhe diskuton funksionin dhe vlerën e përdorimit të një vepre arti brenda mjedisit shoqëror, mënyrat e pjesëmarrjes dhe mundësitë e organizimit të artistëve. Ekspozita është një punë në zhvillim e cila do të pësojë ndryshme dhe transformim gjatë gjithë kohëzgjatjes.

Ekspozitë Performative është një format i ri i filluar nga Tirana Art Lab - Qendra për Art Bashkëkohor me qëllim zbërthimin e ekspozitës si format dhe bërjes publike të proceseve artistike krijuese dhe të kurimit përmes performativitetit. Gjithashtu synon të gjejë mënyra për të përfshirë në procesin e ekspozimit mjetet dhe kushtet e prodhimit artistik që shkojnë përtej vetë ngjarjes ekspozuese. Koncepti i Ekspozitës Performative synon gjetjen e mënyrave të reja të ekspozimit dhe kurimit, të cilat tejkalojnë tiparet e përkohshme / unike të ekspozitës bashkëkohore dhe propozojnë mënyra të qëndrueshme për të punuar së bashku.

Rena Raedle & Vladan Jeremic janë artistë me banim në Beograd. Praktika e tryre artistike e bazuar në hulumtim përfshin vizatim dhe tekst, video, fotografi, instalacion dhe ndërhyrje në hapësirën publike. Në praktikën e tyre bashkëpunuese Rena & Vladan eksplorojnë marrëdhëniet midis artit dhe politikës, duke vënë në dukje kontradiktat e shoqërive të sotme dhe duke zhvilluar potenciale transformuese të artit në kontekstin e betejave shoqërore. Ata angazhohen në debate aktuale, luftojnë në bashkëpunim me lëvizjet shoqërore dhe shpërndajnë veprat e tyre të artit përmes riprodhimit në media të ndryshme. Ata së fundmi kanë ekspozuar në Muzeun e Brooklyn, NY (AgitProp !, 2016); Salloni i 56 I Tetorit, Beograd (2016); Muzeu i Artit Bashkëkohor, Ljubljana (2016); EKKM, Tallinn (2016); District, Berlin (2017); Autrostrada Biennale, Prizren (2017); Politika e Disonancës në kuadër të Manifesta 12, Palermo (2018); MMOMA, Moskë (2018); Steirischer Herbst, Graz (2018); Galleria del Progetto, Politecnico di Milano (2019); Muzeu Ndërkulturor, Oslo (2019) dhe MoCA Shkup (2019).

PROGRAMI

E Martë 8 Tetor 2019, ora 19:00
Filip Jovanovski
Kjo ndërtesë flet vërtet
Bisedë dhe diskutim

Filip Jovanovski do të prezantojë projektin e tij performativ "Kjo ndërtesë flet vërtet", i cili mori çmimin Golden Triga në Quadrennialen e Pragës në vitin 2019. Performanca dhe instalimi paraqesin një arkiv të ngjeshur të përvojave dhe dëshmive, lidhjeve dhe marrëdhënieve të mbledhura dhe krijuara gjatë një projekti komunitar. Ky projekt pati nismën e tij në vitin 2015 në kinemanë e Ndërtesës Rezidenciale të Hekurudhave në Shkup.
Filip Jovanovski është një artist vizual dhe aktivist civil. Ai u diplomua në Fakultetin e Arkitekturës, Shkup në vitin 2010 dhe mbaroi studimet pasuniversitare në Fakultetin e Arteve të Bukura, Shkup në vitin 2012. Filip Jovanovski punon në mediume të ndryshme dhe ekspoloron lidhjet ndërdisiplinore midis teatërit, videos, filmit dhe instalacioneve hapësinore. Punimet e tij artistike janë shndërrime të kategorive politike dhe shoqërore në imazhe hapësinore.

E Mërkurë 9 Tetor 2019, ora 19:00
Raino Isto
Meta-piktura dhe Realizmi Socialist Shqiptar
Prezantim dhe diskutim

Raino Isto do të flasë për pikturën Zëri i Masës, vepër e piktorit shqiptar Sali Shijaku, përfunduar më 1974. Ai propozon që duke lexuar me kujdes këtë vepër mund të zbulojmë disa nga marrëdhëniet e hapura mes pikturave dhe ‘realitetit’ në artin e Realizmit Socialist Shqiptar, duke vënë në dukje tensionet dhe mundësitë e shfaqura gjatë procesit të vëzhgimit të artit pamor dhe dëgjimit të të tjerve të flasin për të. 
Raino Isto është historian arti, kurator, dhe artist. Aktualisht banon në Michigan, në ShBA, ku punon si redaktor tek ARTMargins Online dhe lektor pranë Mott Community College. Hulumtimet e tij trajtojnë ndërlidhjet e ndërgjegjes historike me fantazitë kolektive gjatë periudhave të socializmit dhe kapitalizmit neoliberal në vendet të ish-bllokut lindor. Raino është doktoruar pranë Universitetit të Maryland-it, dhe vitin e kaluar ka qënë ‘fellow’ tek Getty Research Institute në Los Angeles. Artikujt e tij studimorë janë botuar mes të tjerash në revista të ndryshme shkencore si Journal of Contemporary Chinese Art, Third Text, Extrapolation, Science Fiction Studies, dhe The Getty Research Journal.

E Enjte 10 Tetor 2019, ora 19:00
Valentina Bonizzi
Shënime për një deputet
Bisedë dhe diskutim

Si mund të ofrojë arti një model apo thjesht një hapësirë ​​reflektimi për zhvillimin e mikro socio-ekonomive të qëndrueshme? Si ekzistojmë ne brenda ligjit dhe çfarë do të thuhet për të në fund? Këto janë disa prej pyetjeve që zbërthejnë punën e Valentina Bonizzit gjatë viteve 2017 dhe 2019 në Tiranë. Gjat kësaj periudhe ajo ka qënë e përfshirë në projekte të zhvilluar në Qendrën për Hapje dhe Dialog dhe në qytetin e Kamzës së bashku me grupin aktivist ATA.
E karakterizuar nga kërkimi në arkiva dhe komunitete, puna e Valentina Bonizzit nxjerr në pah çështjet e drejtësisë sociale në lidhje me politikat e kohës në kontekste specifike. Ajo punon me një larmi mediumesh si film, fotografi, letërsi, tingull dhe veprimet në hapësirën publike. Bonizzi mban një Master nga Shkolla e Artit në Glasgow dhe një Ph.D (financuar nga AHRC) nga DJCAD, Universiteti i Dundee.

E Shtunë 12 Tetor 2019, ora 16:00 - 19:00
Rena Raedle & Vladan Jeremic & kolegë të ftuar
Aksion transformues - Rivizitim: Komuna e Parisit

Ekspozita “Performative Exhibition #2 - Komuna e Parisit Revisited" zhvendoset të shtunën nga mjediset e ekspozitës organizuar nga Tirana Art Lab pranë stadiumit Selman Stërmasi drejt Teatrit Kombëtar.
Objektet e transportueshme të kësaj ekspozite që i kushtohen përpjekjeve të gjithanshme të artistëve në mbarë botën për më shumë të drejta, për më shumë zë, do t'i dhurohen nga artistët kauzës për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Ato do të vendosen në hollin e Teatrit si një instalacion i parashikuar për datën 12 tetor e vijim e do të mund të shfrytëzohen edhe për skenografi.

Organizuar me mbështetjen e Goethe-Zentrum Tiranë, pjesë e programit Tetori Gjerman.