Valentina Peri (France / Italy)
Artist in Residency
Matter, Non-Matter, Anti-Matter
may – jun 2022
Tirana Art Lab - Qendra për Art Bashkëkohor është institucioni udhëheqës i artit bashkëkohor të pavarur në Shqipërisë. E themeluar si një organizatë jofitimprurëse, me iniciativën e Adela Demetjës në vitin 2010, TAL synon të promovojë artistët emergjent dhe artin bashkëkohor nga Shqipëria si dhe nga Evropa Qendrore, Lindore dhe Juglindore. Qendra është e orientuar drejt procesit dhe hulumtimit. Nëpërmjet formateve të ndryshme si, rezidencat, ekspozitat, punëtoritë, shfaqjet, ligjëratat dhe bisedimet, si dhe publikimet, TAL ka arritur të krijojë një hapësirë për zhvillimin e debateve dhe mendimeve emergjente kritike dhe refleksive. Qendra ndërmerr dhe mbështet prodhime të reja nga artistë vendas dhe ndërkombëtarë dhe projekte të angazhuara në mënyrë kritike me çështjet artistike, kulturore dhe shoqërore të shoqërive bashkëkohore në tranzicion. TAL vepron nga një hapësirë e pavarur multifunksionale e vendosur në qendër të Tiranës. Laboratori i saj unik përbëhet nga një hapësirë ekspozuese, një hapësirë për artistët në rezidencë dhe një bibliotekë publike të librave të artit bashkëkohor.
Nga 2014 TAL ka retransformuar praktikën e saj konceptuale, operacionale dhe menaxheriale duke u bazuar në konceptin e rhizomës. Ky koncept është i rrënjosur thellësisht, si në kontekstin kulturor shqiptar, ashtu edhe në metodologjitë e reja eksperimentale në aspektin e kërkimit, prodhimit dhe menaxhimit. Në këtë mënyrë TAL përpiqet t'i rezistojë politizimit, polarizimit dhe praktikave neo-koloniale që përhapen në skenën kulturore bashkëkohore lokale dhe globale. Koncepti i metodave të punës përbëhet nga tri aspekte praktike: brenda-jashtë (marrëdhënie të barabarta / partneritet me institucionet e tjera të huaja / shqiptare), nga poshtë-lart (marrëdhëniet e barabarta / institucionet e sistemit të kulturës publike / private) dhe polifonia (marrëdhëniet artistë-publik / në prodhimin e të mirave kulturore). Si rrjedhojë praktika e TAL (hulumtimi, prodhimi i artit / kulturës dhe menaxhimit) mban një lidhje të ngushtë me çështjet horizontale dhe delikate, si transparenca ndaj bashkëpunimeve publike / private, përfshirja e përfituesve në procesin e produketeve kulturore, jofitimprurëse / interesi publik, përshtatshmëria socio-kulturore, efektet mbi grupet e cënueshme (të rinjtë, të moshuarit, minoritetet, punëtorët e rrezikuar), dhe ndikimi në marrëdhëniet gjinore.
Gjatë gjithë këtyre viteve, TAL është rritur në një qendër të artit bashkëkohor të angazhuar me një gamë të gjerë aktivitetesh dhe bashkëpunimesh me institucionet e tjera të artit, muzetë dhe strukturat akademike në Shqipëri, Rajonin e Evropës Juglindore dhe peizazhin ndërkombëtar. Përmes një prej anëtarëve TAL është institucioni i parë shqiptar që ka bashkëpunon me Institutin Kombëtar të Historisë së Artit në Paris, Francë. Falë ekspertizës dhe kapaciteteve të anëtarëve të saj, TAL ishte organizata e parë e artit dhe kulturës në Shqipëri që është financuar nga Programi Creative Europe, në kuadër të një projekti ndërkombëtar partneriteti (Heroes We Love). Gjithashtu si partner kryesor TAL u mbështet në vitin 2016 nga Allianz Kulturestiftung. Këto mbështetje pasojnë bashkëpunimin e vazhdueshëm në të gjitha këto vite me institucione dhe financues të tjerë të huaj, siç është Ministria Italiane e Trashëgimisë Kulturore dhe Turizmit, Muzeu i Historisë Jugosllave Beograd, UGM | Maribor Art Gallery, Instituti për Ausladsbeziehungen, Aleanca Francaise, Instituti Italian i Kulturës, Fondacioni Robert Bosch, Pro Helvetia, Fondacioni Kulturor Evropian dhe një numër i madh i ambasadave në Shqipëri. TAL mbështetet edhe nga Ministria Shqiptare e Kulturës, Muzeu Historik Kombëtar Shqiptar dhe nga institucione të tjera publike dhe private.
DREJTORE EKZEKUTIVE / RESINA MEÇANI
Resina Meçani (l. 1999) është kuratore dhe menaxhere kulture me bazë në Tiranë, me formim artistik. Ajo ka përfunduar studimet në Universitetin e Arteve në Tiranë, në degën e Skenografisë–Kostumografisë, si dhe ka ndjekur programin alternativ edukativ Curating with Care, i iniciuar nga Tirana Art Lab – Qendra për Artin Bashkëkohor në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës në Tiranë. Në vitin 2023, ajo bashkëthemeloi Satellite Zone, një platformë e dedikuar për mbështetjen dhe promovimin e artistëve të rinj dhe në zhvillim. Gjithashtu ka punuar në Galerinë Kombëtare të Arteve dhe në Tirana Ekspres.
Nga maji 2024 deri në maj 2025, ajo shërbeu si Drejtoreshë Ekzekutive e Debussy Fine Art Gallery, ku kontribuoi në hapjen e galeris dhe zhvillimin e ekspozitave dhe bashkëpunimeve ndërkombëtare. Meçani ka marrë pjesë edhe në programe ndërkombëtare, përfshirë një rezidencë në EULENGASSE (Frankfurt, 2023) dhe Supermarket Art Fair (Stokholm, 2023 & 2024). Si praktika e saj kuratoriale ashtu edhe ajo artistike kanë pë bazë bashkëpunimit, eksperimentimit dhe thyerjen e kufijve midis artistit, kuratorit dhe publikut.
KURATOR I ASOCIUAR DEJVI DAUTI
Është studiues, kurator dhe themelues i ORK, një hapësirë pune e dedikuar praktikave të reja që fokusohen në ripërdorimin dhe transformimin e materialeve. Ai ka përfunduar studimet në Arkitekturë në Universitetin IUAV në Venecia dhe aktualisht është studiues doktorature në Universitetin Polis në Tiranë. Në vitin 2025 mori pjesë në “Curating with Care II”, një program alternativ edukativ i Tirana Art Lab, ku tani është kurator i asociuar. Në vitin 2023 realizoi projektin “Çamëria – Tools of Mental Images”, që eksploron kujtesën dhe arkivat. Në vitin 2024 u shpërblye me një bursë doktorature italo-shqiptare në Arkitekturë dhe Planifikim Urban. Praktika e tij shtrihet në arkitekturë, kërkim, botime dhe kurim.
DREJTUSE THEMELUESE 2010-2025 / ADELA DEMETJA
Adela Demetja, ka një dipllomë master në "Studimet Curatoriale dhe Kritike" të Universitetit Goethe dhe Städelschule, Frankfurt / Main, një diplomë në "Programin e Zhvillimit të Lidershipit" të Kolegjit të Evropës dhe Fondeve Evropiane për Ballkanin, Berlin-Bruksel-Bruges dhe një diplomë në "Menaxhimin e Kulturës Evropiane" të Fondacionit Robert Bosch. Nga vitin 2002 deri ne vitin 2006 ajo kreu studimet e larta në degen e pikturës në Akademin e Arteve Tiranë. Prej vitit 2010 është bashkë-themelues dhe Drejtor Ekzekutiv e TAL. Si një kuratore e pavarur ajo ka organizuar, menaxhuar dhe kuruar një numër të madh të ekspozitave dhe ngjarjeve ndërkombëtare në vende të ndryshme evropiane. Në vitin 2015 ajo bashkë-kuroi edicionin e tretë të bienaleve bashkëkohore ndërkombëtare të projektit D-0 Ark Underground në strehimin anti-atomik të ndërtuar nga Titos në Konjic, Bosnje dhe Herzegovinë. Në vitin 2016 ajo u emërua kuratore e Focus: Ish Jugosllavia dhe Shqipëria në panairin ndërkombëtar të artit ndërkombëtar, Vjenë Austri. Si autor ajo ka shkruar recensione të ekspozitave, tekste katalogu dhe artikuj në botime dhe platforma të ndryshme në internet.
EKIPI MBËSHTETËS
VJOLA KASËMI
ISH-KURATOR / BASHKËPUNTOR
Romeo Kodra, Matilda Odobashi, Sonja Lau, Eni Derhemi, Jiri Gruber, Klaudia Fagu
M: info@tiranaartlab.org
+355699420969Nuk kemi një hapësirë për momentin.
Jemi në kërkim të një hapësire të re.
Nese dëshironi të informoheni rregullisht mbi aktivitetet e TAL ju lutemi dërgoni një email në:
info@tiranaartlab.org
Që nga fillimi i saj në 2010 deri në 2014, aktivitetet e TAL u urganizuan në hapësira të ndryshme arti si dhe në hapësira publike, kryesisht në qytetet e Tiranës, Shkodrës dhe Pogradecit. Nga viti 2014 deri në 2018 TAL operoi nga një hapësirë e pavarur multifunksionale e vendosur në qendër të Tiranës. Laboratori i saj unik përbëhej nga një hapësirë ekspozite, një hapësirë për artistët në rezidencë dhe një bibliotekë e hapur publike e librave të artit bashkëkohor.
Për momentin nuk kemi një hapsirë dhe i organizojmë aktivitetet në vendndodhje të ndyshme. Ndërkohë TAL është duke kërkuar një hapësirë të re.
Tirana Art Lab organizon një program ndërkombëtar rezidencash, i hapur për artistët, kuratorët dhe teoricienë nga të gjitha fushat e kulturës bashkëkohore. Rezidenca u jep pjesëmarrësve mundësinë për të kaluar një kohë të caktuar në Shqipëri, për të njohur vendin dhe për të bashkëpunuar me artistë dhe ekspertë nga rajoni. Rezidenca synon prodhimin e veprave dhe projekteve të reja të artit që rezultojnë nga hulumtimi në vend. Kohëzgjatja e qëndrimit varet nga propozimi përkatës i projektit.
Për momentin nuk kemi asnjë thirrje të hapur për rezidentë.
Artist in Residency
Matter, Non-Matter, Anti-Matter
may – jun 2022
Artist in Residency
Matter, Non-Matter, Anti-Matter
apr – may 2022
Artist in Residency
Matter, Non-Matter, Anti-Matter
nov – dec 2021
Artist in Residency
Exhibition Artists in Residency
sep – nov 2021
Artist in Residency
Exhibition Artists in Residency
may – jun 2021
Artist in Residency
Exhibition Artists in Residency
nov – dec 2020
Designer in Residency
oct 2018
Artist in Residency
jun – jul 2018
Artist in Residency
mar – apr 2018
Artist in Residency
sep – oct 2015
Artist in Residency
apr – may 2015
Artist in Residency
mar – apr 2015
Artist in Residency
apr – jun 2013
Artist in Residency
apr – may 2014
Artist in Residency
Pipifax – Through the Looking Glass and what we found there
may – jun 2011
Artist in Residency
Monument Ginger Society Tirana
apr – may 2011
Double Feature ёshtё njё format eventesh qё Tirana Art Lab aplikon nё mёnyrё sistematike pёr t’i prezantuar publikut shqiptar, rajonal dhe ndёrkombёtar, nё njё hapёsirё tё vetme dhe nё njё dialog tё pёrbashkёt, dy pozicionime artistike.
Me pozicionimin e pёrbashkёt tё dy artistёve, duam tё kontekstualizojmё artistёt dhe punёt e tyre si dhe tё krijojmё njё narrativё historike tё nevojshme pёr zhvillimin e artit bashkёkohor nё Shqipёri dhe Rajon. Struktura e eventit na mundёson fleksibilitet nё kombinimin binar tё pozicionimeve artistike nё çdo ekspozitё, qё pёrkthehet nё krijimin e ndёrlidhjeve dhe referencave reciproke tё dy pozicionimeve.
Kryesisht na intereson konceptualizimi, kurimi dhe organizimi i ekspozitave me cilёsi dhe relevacё artistike, si dhe krijimi i hapёsirёs pёr diskutim, e cila gjenerohet nga punёt e ekspozuara.
Double Feature ёshtё njё seri ekspozitash qё do tё ndёrlidhё sёbashku pozicionime kombёtare dhe ndёrkombёtare, pozicionime tё disiplinave tё ndryshme, pozicionime tё gjeneratave tё ndryshme.
Performative Exhibition is a new format initiated by Tirana Art Lab – Center for Contemporary Art with the intention to disclose exhibiting and to make public through performativity not only the process of artistic creation and curating, but also find ways to include in the exhibiting process and the means of production behind and beyond the event itself. The concept of “Performative Exhibition” aims to find new ways of exhibiting and curating which break with the temporary / unique features of the contemporary exhibition and propose enduring ways of working together. The first exhibition of this series will be developed under the title “Center of Integration” and aims to reflect visually, poetically and theoretically on the notion of integration. Center of Integration is a joined project of Tirana Art Lab and the art collective Patriotisme that will have its first public appearance at Tirana Art Lab from 24 to 29 of July 2018. Various Albanian and foreign artists, curators and theorists/researchers have been invited to contribute to the program through lectures, talks, performances and installations.
The program is eager to tackle new hybrid formats of contemporary music and visuals arts by means of new audio-visual productions, concerts, talks and screenings.
"Kurim me Përkujdesje" është një program arsimor alternativ i nisur dhe zhvilluar nga Tirana Art Lab - Qendra për Artin Bashkëkohor. Edicioni i parë i programit promovohet dhe mbështetet nga Istituti Italina i Kulturës në Tiranë dhe është i kuruar në partneritet me Spazio Taverna Romë.
Programi u krijua si përgjigje ndaj nevojës për mundësi arsimore në fushën e krijimit të ekspozitave për punonjësit e rinj të kulturës në vend dhe nga një perspektivë lokale.
“Kurim me Përkujdesje" është një program që reflekton mbi kurimin, duke marrë në konsideratë zhvillimet dhe kushtet e prodhimit të artit në Shqipëri dhe rajonin e Evropës Juglindore. Qëllimi i tij kryesor është të ofrojë njohuri dhe informacion praktik për punonjësit e kulturës, duke i përgatitur ata për të sfiduar dhe sjellë perspektiva të reja në skenën e artit vendas dhe ndërkombëtar. Për më tepër, programi synon të krijojë një lidhje me debatet ndërkombëtare rreth praktikave bashkëkohore kuratoriale, veçanërisht strategjive dhe mënyrave të reja të kurimit që synojnë të ofrojnë qasje kuptimplote, të qëndrueshme dhe qëllimplota në praktikat kuratoriale.
Tirana Time Capsule #2
Virtual Experience by Alex Walmsley
Curated by Adela Demetja
VIEW
Beyond Matter Website
The Tirana Time Capsules are a series of three virtual environments that act as time capsules for three different neighbourhoods of Tirana in 2021. The chosen areas - 21 Dhjetori, Kombinat, and an area of the Tirana Great Park - each embody different aspects of Tirana’s urban development over the past 100 years. Particularly since the early 2000s, this has been characterised by the gradual disappearance of public space as the building sector has increasingly become controlled by private interests.
Drawing on the metaphor of the time capsule and employing so-called high-fidelity recording techniques such as photogrammetry and field recording, the work re-appropriates and re-constitutes these different areas of the city as virtual environments as a way of exploring the intersection of personal memory and community heritage. In addition, the work seeks to question the promises made by such recording technologies that claim to render and preserve reality as a high-fidelity digital copy: in short, what exactly is being preserved when we use these techniques of digital preservation? In the context of Beyond Matter and other ongoing efforts to digital preserve spaces, this is becoming a more and more relevant question.
Tirana Time Capsule #2 is a browser-based virtual environment created using 3d scans and sound recordings from Kombinat, one of the peripheral neighbourhoods in the south-west of Tirana. This neighbourhood takes its name from the Textile Kombinat “Stalin”, built in the beginning of 50s with the support of the Soviet Union. Until then empty and inhabited, the area developed into an industrial city where the workers lived and worked. With the end of Communism all the state-owned factories were closed, abandoned and destined to decay. With the free movement of citizens and internal migration that followed, the various factory buildings were partly privatise and partly into living spaces and subsequently occupied. The current plan of the Albanian Government foresees a revitalisation of the Kombinat area, with the intention to demolish almost all the industrial building complex and build new living spaces and art institutions. This would inevitably mean the displacement of the current inhabitants and small business within the industrial buildings.
Tirana Time Capsule #2 is created by Alex Walmsley using distinctive details brought together in a non-hierarchical and anachronistic approach. Visuals and sound, edited and rearranged from an individual and subjective point of view, capture a “reality” that will not only drastically change but threatens to be erased soon enough.
Text by Alex Walmsley & Adela Demetja
The Tirana Time Capsules were produced by Alex Walmsley in the period May-June 2021 as part of a residency undertaken at the Tirana Art Lab - Center for Contemporary Art in the framework of the Beyond Matter project. His residency was partly supported by Goethe - Zentrum Tirana and co-founded by the Creative Europe Program of the European Union.
Alex Walmsley is a British virtual reality artist and developer based in Berlin. He is particularly interested in the relationship between the physical and virtual worlds, and how they are socially and technologically mediated. His work takes the form of interactive computer-generated environments, be they historic, speculative, or abstract, that make extensive use of digitised elements of the physical world. He comes from a background in archaeology and anthropology (University of Cambridge, University of Geneva). Alongside his artistic work, he is also currently a research associate for VR and 3D visualisation at the HafenCity University, Hamburg.